Spanja ka njoftuar të premten mbylljen të gjitha diskove, klubeve të natës dhe sallave të vallëzimit për shkak të rritjeve të rasteve me Covid-19.
Hospitalizimet me Covid-19 pothuajse janë katërfishuar që nga fillimi i korrikut, kur rastet ishin ulur dhe dukej sikur virusi ishte mundur pas tre muajve të izolimit strikt, transmeton portali arbresh.info
Afro 3,000 raste të reja janë regjistruar vetëm të enjten, shumica prej tyre në Madrid, thuajse dyfishi i numrit nga dita paraprake, ku të rinjtë po infektohen në shkallë më të lartë.
Masat e reja mbarëkombëtare përfshijnë ndalimin e pirjes së duhanit në vendet publike kur nuk është e mundur të mbahen të paktën dy metra larg njerëzve të tjerë.
Gjithashtu, përveç masave aktuale për distancimin shoqëror, baret dhe restorantet duhet të mbyllen në orën 1 të mëngjesit, dhe është e ndaluar të mblidheni në publik për të pirë alkool (një traditë spanjolle e njohur si “botellón”).
Vizitat në shtëpi pleqsh kanë qenë të kufizuara në një person në ditë për secilin banor, dhe vetëm për një orë.
Ministri i Shëndetësisë i Spanjës, Salvador Illa tha se masat u miratuan “unanimisht”.
Në të njëjtën kohë, ai theksoi se përkundër një rritje të rasteve, presioni ndaj spitaleve nuk është aq domethënës sa ishte gjatë pikut të parë të COVID-19 të Spanjës, në mars dhe prill./arbresh.info/
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës