Spanja mban në paraburgim liderin separatist të Katalonjës

22:50 | 6 Janar 2018
Trina Galanxhi

Gjykata supreme e Spanjës ka refuzuar të jap garanci për zëvendëskryetarin katalanas, Oriol Junqueras, i cili ka qenë në burg për më shumë se dy muaj për rolin e tij në shtytjen e njëanshme të pavarësisë së rajonit.

Tre gjyqtarë kanë vendosur se Junqueras do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim me arsyetimin se aim und të kërkontë të vazhdonte “luftën e tij” nëse do të lirohej, shkruan “The Guardian”, transmeton portali arbresh.info

Junqueras para Gjykatës tha se do t’i bindet ligjit nëse lirohet, por gjykatësit kanë deklaruar se “ka rrezik që ai të rebelohet”.

Vendimi nënkupton se Junqueras ka gjasa të humbasë sesionin e inaugurimit të parlamentit të ri katalanas më 17 janar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme