Spanja do t’i dedikojë periudhën më të gjatë zisë që është mbajtur ndonjë herë viktimave të koronavirusit duke nisur nga e marta.
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez njoftoi gjatë një konference për shtyp të shtunën se “duke nisur nga e marta, kur i gjithë territori i vendit do të jetë në fazën një, qeveria e Spanjës do të aprovojë një deklaratë formale, për një periudhë zyrtare zie në nder të viktimave të shkaktuara nga Covid-19.
Periudha e zisë do të zgjasë 10 ditë, dhe kjo sipas kryeministrit spanjoll, është zija zyrtare më e gjatë në historinë e demokracisë së vendit.
Sanchez shpjegoi:
“Me këtë zi zyrtare, ne duam që të tregojmë dhimbjen dhe vlerësimin tonë për viktimat. Ata që humbën jetën në këtë pandemi meritojnë që të kujtohen.”
Sanchez njoftoi gjithashtu se javën që vjen parlamenti spanjoll do të miratojë Minimumin Jetik të Pagës.
Ky do të jetë një përfitim i përhershëm për të zvogëluar varfërinë në vendin tonë dhe që tashmë ekziston në vendet e tjera të Evropës. “Do të përfitojnë 850,000 shtëpi, gjysma me fëmijë nën kujdesin e tyre, të cilët do të fillojnë ta marrin atë nga mesi i qershorit “, shtoi kreu i qeverisë në Spanjë.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...