Google ADS

Spanja lehtëson masat prej 4 majit, mbajtja e maskave jo domosdoshmëri

18:00 | 29 Prill 2020
Arditë Shkodra

Spanja po punon për lehtësimin e masave izoluese kundër koronavirusit të cilat do të hyjnë në fuqi me fillimin e javës së re.

Drejtori i Emergjencave Shëndetësore, Ferndando Simon dhe kryeministri Pedro Sancho shprehen se këto masa do të lirohen gradualisht dhe me faza.

Një pjesë e vogël e shtetit do të fillojë fazën e parë të rihapjes më datë 4 maj, ndërkohë që pjesa tjetër do të mund të fillojë më 11 maj.

Kjo fazë do të përfshijë rihapjen e disa bizneseve të vogla dhe lejimin e disa sportistëve për të rifilluar stërvitjen individuale.

Sipas asaj që deklaron kryeministri Sancho, procesi i lehtësimi i masave do të vijojë deri në fund të qershorit, por paralajmëron se gjithçka do të varet nga bilanci që do të regjistrohet si pasojë e COVID-19.

“Sa më mirë t’i zbatojmë masat dhe rregullat e vendosura nga qeveria, aq më shpejtë do të ulet kurba e pandemisë dhe aq më shpejtë do të kalojmë nga faza në fazë” – shprehet ai.

I pyetur për rëndësinë e mbajtjes së maskave, Simon shprehet se është e rekomandueshme përdorimi i tyre, por jo një kusht.

“Jo të gjithë mund të mbajnë maska. Ka shumë persona me probleme të ndryshme si ankthi, probleme respirative, ose dhe sportistët të cilët nuk mund t’i mbajnë” – vijon Sancho.

Spanja është vendi i dytë në botë me numrin më të lartë të të infektuarve në botë me rreth 236,899 të prekur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme