Google ADS

Spanja lë në paraburgim liderët e Katalonjës

20:41 | 4 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Një gjykatës i Gjykatës së Lartë spanjolle ka vendosur që nënkryetari i shkarkuar i Katalonjës dhe tre udhëheqësve të tjerë separatist do të mbeten në burg, në pritje të një hetimi mbi rolin e tyre në kërkesën për pavarësi.

Oriol Junqueras u shkarkua si nënkryetar kur parlamenti katalanas shpalli pavarësinë më 27 tetor, shkruan AFP, transmeton portali arbresh.info

Joaquim Forn dikur ishte i ngarkuar me çështjet e brendshme në Kataloni.

Vendimi ka të bëjë me udhëheqësit e dy shoqatave pro-pavarësisë. Gjashtë ish-ministrat e tjerë, të cilët ishin gjithashtu të parabugosur, do të lirohen me kusht, ndërsa hetimi mbi akuzat për rebelim, trazira dhe keqpërdorim të fondeve publike do të vazhdojë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme