Kryeministri i Spanjës i ka këshilluar Britanisë së Madhe të rishikojë edhe njëherë vendimin për karantinimin 14 ditor të gjithë atyre personave udhëtojnë nga Spanja. Duke e cilësuar masën e marrë nga qeveria britanike si të padrejtë, qeveria garanton se pandemia është nën kontroll. Ndërkohë edhe Gjermania ka paralajmëruar shtetasit e saj të shmangin udhëtimet drejt ishujve spanjollë.
Qeveria spanjolle ka kritikuar vendimin e Britanisë së Madhe e cila vendosi një karantinë 14 ditore për të gjithë personat që vijnë nga Spanja.
Kryeministri, Pedro Sanchez, duke e cilësuar masën e vendosur të padrejtë kërkoi që ajo të rishikohet.
Sanchez garantoi se turistët në pjesën më të madhe të rajoneve spanjolle do të jenë më të sigurt nga koronavirusi se në Britani.
Por pavarësisht kësaj deklarate, qeveria britanike duket se nuk ka në plan të ndryshojë vendimet e saj për karantinën.
Zëdhënësi i kryemnistrit, Boris Johnson, paralajmëroi se asnjë udhëtim nuk është pa rrezik gjatë kësaj periudhe.
Edhe pse u fol për një reduktim të mundshëm të karantinimit në 10 ditë, lajmi nuk u konfirmua zyrtarisht.
Vendimi është cilësuar absurd edhe nga agjensitë e udhëtimit, drejtuesit e të cilave shprehen se logjika e qeverisë britanike nuk qendron pasi realisht ishujt kanë një shkallë shumë të ulët infektimesh.
Të hënën, “Foreign Office” zgjeroi listën e vendeve që nuk këshillohen të vizitohen nga britanikët, duke përfshirë Kanariet, ishujt Baleare dhe të gjithë Spanjën.
Ndërkohe edhe Gjermania ka paralajmëruar qytetarët të shmangin vizitat e panevojshme në tri rajone të Spanjës, Aragon, Katalonja dhe Navarra.
Këto rajone janë përballur së fundmi me rritje të numrit të të prekurve me koronavirus, ndërsa autoritetet spanjolle theksojnë se virusi është nën kontroll.
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...
Izraeli arreston drejtorin e një spitali në veri të Gazës
Kurti dhe Nagavci vendosin gurthemelin e çerdhes në Rekë-Vat...