Spanja u bë të enjten vendi i parë evropian që i kërkoi një gjykate të Kombeve të Bashkuara leje për t’iu bashkuar rastit gjyqësor të ngritur nga Afrika e Jugut kundër Izraelit për gjenocid në Gazë.
Afrika e Jugut e paraqiti rastin e saj në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) në fund të vitit të kaluar, duke pretenduar se Izraeli po e shkel konventën e gjenocidit, në luftën në Gazë.
“Ne e morëm vendimin për shkak të operacionit të vazhdueshëm ushtarak në Gazë”, tha të enjten në Madrid, ministri i Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Albares.
“Ne duam që paqja të kthehet në Gazë dhe në Lindjen e Mesme. Që kjo të ndodhë, ne të gjithë duhet ta mbështesim gjykatën”, shtoi ai.
Meksika, Kolumbia, Nikaragua, Libia dhe palestinezët kanë kërkuar tashmë t’i bashkohen çështjes që po shqyrtohet aktualisht në gjykatën në Hagë të Holandës.
GjND urdhëroi Izraelin më 24 maj që “menjëherë të ndalë” ofensivën e tij ushtarake në Rafah, në jug të Gazës.
Sipas gjykatës, Izraeli duhet të ndalë edhe çdo veprim tjetër në Rafah, që mund të përkeqësojë jetesën e palestinezëve në këtë pjesë të Gazës.
Izraeli ka pak të ngjarë që të zbatojë një urdhër të tillë dhe i ka hedhur poshtë akuzat për gjenocid duke thënë se bën gjithçka që mundet për t’i mbrojtur civilët palestinezë në Gazë. /REL
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Zelensky thotë se kurrë nuk ka pasur marrëveshje të arritur ...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...