Spanja deri tani është vendi me numrin më të madh të infektimeve me koronavirus në mesin e punonjësve shëndetësorë, sipas të dhënave zyrtare.
Një raport i botuar të enjten nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) nënvizon se 20 e rasteve të regjistruara të koronavirusit në Spanjë janë punëtorë të kujdesit shëndetësor, krahasuar me 10% në Itali në tërësi (në rajonin e goditur me së keqi të Lombardisë përqindja rritet në 20%), transmeton portali arbresh.info.
Mungesa e masave
Numri i lartë i infeksioneve në mesin e personelit shëndetësor në Spanjë është për shkak të mungesës së “masave të domosdoshme të sigurisë” që duhet të kishin ruajtur shëndetin e tyre, sipas Organizatës Spanjolle të Kolegjeve Mjekësore (OMC), një organ rregullator për profesionin mjekësor.
“Nuk kishte maska për fytyrën për punëtorët. Dhe kur arritën maskat, shumë prej tyre ishin të dëmtuara. Në këtë pikë kohe, jo të gjithë mjekët dhe profesionistët janë testuar. Ju nuk mund të ballafaqoheni me një epidemi të kësaj madhësie në këto kushte”, thotë organizata, e cila po planifikon të ndërmarrë veprime juridike në rastet që përfshijnë maska me defekt të fytyrës për punonjësit e kujdesit shëndetësor.
Në Shtetet e Bashkuara, punonjësit e kujdesit shëndetësor të infektuar përfaqësojnë 3% të rasteve totale, ndërsa në Kinë ato janë 3.8%./arbresh.info/
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...