Qeveria spanjolle ka falur zyrtarisht separatistët katalanas të dënuar për përpjekjet e tyre për pavarësi më 2017.
Nëntë liderë janë burgosur pasi janë shpallur fajtorë për kryengritje më 2019, ndërsa tre të tjerë janë dënuar për mosbindje, por nuk janë burgosur.
Këto falje kanë rritur pakënaqësi në Spanjë dhe dhjetëra mijëra persona kanë protestuar kundër këtij vendimi, më herët gjatë këtij muaji.
Mirëpo Qeveria ka thënë se ky vendim do të ndihmojë në ulje të tensioneve për çështjen e Katalonjës.
Përpjekjet për pavarësi të këtij rajoni gjysmë-autonom, gati katër vjet më parë, patën shtyrë Spanjën drejt krizës më të madhe politike në 40 vjet.
“Me këtë akt ne duam të nisim një epokë të re të dialogut dhe pajtimit, dhe t’iu japim fund ndarjeve dhe përballjeve”, ka thënë kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, në një adresim televiziv.
Lirimi i të burgosurve mund të marrë disa ditë, pasi faljet duhet të nënshkruhen nga mbreti dhe të publikohen në gazetën zyrtare të shtetit.
Ky vendim nuk kthen mbrapsht ndalesën për këta persona që të mbajnë pozita zyrtare dhe kushtin që të mos përfshihen në krime tjera për një periudhë kohore, ka thënë kryeministri Pedro Sanchez të martën.
Ai ka thënë se Qeveria nuk u ka kërkuar të falurve që të braktisin idetë e tyre politike, duke theksuar se ata janë dënuar për veprimet e tyre, dhe jo për besimet.
Një numër partish politike, përfshirë atë të të djathtës ekstreme Vox, kanë thënë se synojnë të apelojnë vendimin./REL/
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...