Spanja ka vendosur t’i qëndroj “besnike” edhe njëherë vendimit të saj për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.
Kjo gjë është rikonfirmuar sot nga Qeveria e Spanjës, e cila thotë se mban “qasje konstruktive” për këtë çështje, duke e mbështetur një zgjidhje në dialogun mes Kosovës e Serbisë.
Kjo është bërë e ditur në një përgjigje parlamentare për deputeten Mariona Illamola, që kishte pyetur në lidhje me aspiratat e Kosovës për të hyrë në BE, raporton Europa Press, transmeton telegrafi.
Në këtë kuptim, Qeveria e Spanjës ka rikonfirmuar qëndrimin për “mosnjohjen e deklaratës së njëanshme të pavarësisë të miratuar nga Prishtina në vitin 2008, pasi është një akt i njëanshëm”.
Më tej nga Qeveria thuhet se “nga një këndvështrim konstruktiv, konsiderohet se është koha për të bërë përpjekje përfundimtare për zgjidhjen e çështjes së territorit të Kosovës në kuadër të dialogut Beograd – Prishtinë, me një marrëveshje që respekton të drejtën ndërkombëtare”.
Sa i përket aspiratës së Kosovës për të hyrë në BE, Qeveria spanjolle ka thënë se është aktivisht në favor të politikës së zgjerimit të BE-së dhe beson plotësisht në nevojën për t’i dhënë një shtysë të re inkuadrimit të Ballkanit Perëndimor.
Shpërndahen me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit te sheshi...
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel