Spanja e gatshme për hapjen e kufijve me vendet e Shengenit

15:09 | 14 Qershor 2020
Arbresh.info

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, në një mbledhje javore nëpërmjet video-konferencës vlerësoi zhvillimet lidhur me COVID-19 me krerët e 17 administratave autonome në vend.

Spanja ka vendosur të hapë kufijtë për vendet Shengenit më 21 qershor.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, në një mbledhje javore nëpërmjet video-konferencës vlerësoi zhvillimet lidhur me COVID-19 me krerët e 17 administratave autonome në vend.

Sipas informacioneve në mediat spanjolle, Sanchez në mbledhje ka njoftuar se më 21 qershor do të hapen kufijtë me të gjitha vendet e Shengenit përveç Portugalisë.

Kufiri Spanjë-Portugali do të hapet më 1 korrik me një ceremoni ku do të marrin pjesë presidenti portugez, Marcelo Rebelo de Sousa dhe kryeministri Antonio Costa, ndërsa nga pala spanjolle Mbreti Felipe i 6-të dhe kryeministri Sanchez.

Për rajonin Galicia e cila është zona e vetme në vend e cila ka përfunduar procesin e normalizimit gradual lidhur me COVID-19 është njoftuar më parë se do të hapë kufirin tokësor me Portugalinë më 15 qershor.

Kryeministri Sanchez lidhur me fillimin e fluturimeve dhe hapjen e kufijve me vendet e treta më 1 korrik, tha se për këtë do të merret në konsideratë zhvillimi i COVID-19 dhe parimi reciprok.

Shumë vende në Evropë kanë njoftuar për hapjen e kufijve me vendet e Shengenit dhe disa vende të treta që nga 15 qershori. Qeveria spanjolle deri më tani në deklaratat e saj kishte caktuar datën 1 korrik për hapjen e kufijve.

Spanja vendosi që duke filluar nga 21 qershori kur përfundon gjendja e jashtëzakonshme, të heqë detyrimin e karantinës 14 ditore të zbatuar për shkak të COVID-19 për turistët që vijnë në vend.

Ministri i Shëndetësisë, Salvador Illa në një video-konferencë tha se “Virusi vazhdon të qëndrojë mes nesh. Nuk mund të bëhet fjalë që kemi mundur plotësisht virusin përsa kohë që nuk gjendet vaksina ose një mënyrë trajtimi. Për këtë është shumë e rëndësishme që deri atëherë të tregohet një përgjegjësi dhe kujdes individual”.

Deri më tani nga COVID-19 në Spanjë kanë humbur jetën 27.136 persona./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme