Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme

16:51 | 13 Shkurt 2019
Arbresh.info

Qeveria socialiste e Spanjës pritet që së shpejti t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme pasi dështoi të kalojë buxhetin në parlament.

Kërkesa e kryeministrit Pedro Sanchez dështoi, pasi që partitë nga rajoni i Katalonisë refuzuan ta mbështesin, transmeton portali arbresh.info.

Kjo pasi që kërkesa e mëhershme e tyre për të diskutuar për të drejtën e vetëvendosjes së këtij rajoni ishte refuzuar.

Sanchez që erdhi në pushtet në qershor do të njoftojë vendimin e tij pas mbledhjes së qeverisë që do të mbahet të premten.

Buxheti i qeverisë u refuzua me 191 vota nga 350 anëtarët e parlamentit, me vota nga separatistët katalanas dhe konservatorët Partia Popullore (PP) dhe Ciudadanos.

Sánchez drejton një qeveri të pakicës, me më pak se një të katërtën e vendeve në parlament.

Ai u bë kryeministër pasi paraardhësi i tij, Mariano Rajoy, u nxit në një votim mosbesimi mbi një skandal korrupsioni. Por emërimi i z. Sánchez u mbështet nga një sërë partish më të vogla me interesa konkurruese./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme