Ministri i Shëndetësisë në Spanjë ka deklaruar se vendi do të mbajë shënim të dhënat e të qytetarëve spanjollë që refuzojnë vaksinën kundër koronavirusit.
Në deklaratën e tij është thënë që ai regjistër do të shpërndahet me vendet e tjera të Europës, shkruan Guardian, transmeton portal arbresh.info
Shumica e vendeve të BE-së kanë filluar vaksinimin kundër koronavirusit, ndërsa Salvador Illa tha se ata që refuzojnë vaksinën për “çfarëdo arsye” do të dokumentohen, siç është bërë aktualisht për ata me disa trajtime të tjera.
“Ne do të kemi është një regjistër, i cili do të ndahet gjithashtu me partnerët tanë europianë , të atyre që u është ofruar dhe me të dhënat e atyre që e kanë refuzuar vaksinën,” i tha Illa transmetuesit La Sexta. “Dokumenti nuk do të bëhet publik dhe do të bëhet duke respektuar maksimalisht legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave.”
Kush janë ata që kundërshtojnë vaksinën anti-Covid në Evropë
Komisioni Europian ende nuk ka dhënë asnjë sqarim nëse kjo inciativë pritet të merret edhe në vendet tjera të BE-së.
Në Spanjë, fushata e vaksinimit ka filluar të dielën, ku personi i parë që është vaksinuar ishte një gruaje 96-vjeçare që jeton në një shtëpi kujdesi.
Një sondazh që mbërtheu rreth 3,800 njerëz në të gjithë Spanjën në fillim të dhjetorit sugjeroi që 40.5% ishin të gatshëm të vaksinoheshin menjëherë, ndërsa 16% të tjerë thanë se do ta bënin vaksinën nëse vaksina ‘ajo tregon efekt të besueshëm’.
Spanja është ndër vendet europiane të goditura më shumë nga virusi, me numrin zyrtar të të vdekurve me më shumë se 50,000. Deri me tani, Spanja ka konfirmuar gati 1.9 milion raste me koronavirus./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?