Dy nga shtetet më të mëdha të Bashkimit Evropian, Spanja dhe Franca, e kanë ndjekur shembullin e Italisë për masa emergjente kundër përhapjes së koronavirusit.
Në Spanjë, njerëzit e kanë të ndaluar daljen nga shtëpia, përpos rasteve kur duhet të blejnë ushqim dhe ilaçe. Vendimi nuk vlen as për ata që janë të detyruar të shkojnë në punë.
Me 191 persona të vdekur, Spanja është vendi më i goditur nga koronavirusi në Evropë pas Italisë.
Me virusin e ri është infektuar edhe bashkëshortja e kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez. Çifti është duke qëndruar i mbyllur në rezidencën e kryeministrit në Madrid.
Gjendja emergjente do të qëndrojë në fuqi për dy javë dhe mund të zgjatet, nëse vlerësohet si masë e nevojshme dhe nëse miratohet nga kuvendi.
Në Francë, ku 91 persona kanë vdekur deri më tani nga virusi Covid-19, janë mbyllur kafenetë, restorantet, kinematë dhe shumica e dyqaneve.
Italia, e cila i ka regjistruar më shumë se 1440 vdekje në mbarë vendin, e filloi javën me izolim të plotë, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.
Kryetari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom, i ka nxitur shtetet që të përdorin masa agresive, mobilizim të komunitetit dhe distancim social në mënyrë që të shpëtohet jeta e sa më shumë njerëzve.
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...