Policia spanjolle ka njoftuar se i ka arrestuar nëntë persona të dyshuar për planifikim të disa sulmeve të dhunshme në përvjetorin e referendumit për pavarësinë e Katalonjës.
Personat e dyshuar përshkruhen si separatist katalanë nga burimet policore. Sipas të dhënave të siguruara nga policia, këta njerëz planifikonin të kryenin sulme më 1 tetor.
Kjo datë është pikërisht përvjetori i dytë i referendumit për pavarësinë e Katalonjës, i cili ishte shpallur ilegal nga gjykatat spanjolle.
Gjatë bastisjes që bëri policia në disa lokacione në Katalonjë, u gjetën materiale për prodhimin e bombave. Policia njoftoi se personat e arrestuar bëjnë pjesë në grupin që i ka udhëhequr protestat e kohëve të fundit.
Forcat speciale të policisë spanjolle i bastisën dhjetë ndërtesa në Barcelonë, Sabadell dhe Santa Perpetua në orën pesë të mëngjesit të së hënës sipas kohës lokale.
Policia sekuestroi pajisje kompjuterike dhe dokumente të ndryshme dhe nuk e përjashtuan mundësinë e arrestimit të personave të tjerë.
Referendumi i njëanshëm i Katalonjës për ta shpallur pavarësinë e këtij rajoni nga Spanja e kishte sjellë një krizë të vazhdueshme politike.
Qeveria spanjolle ia hoqi Katalonjës edhe statusin e autonomisë për gati shtatë muaj për shkak të tentimit për ta shpallur pavarësinë, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...