Qeveria gjermane pret që vendi të përballet me mungesë të vaksinave kundër koronavirusit për së paku dhjetë javë, tha të enjten ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn.
“Do të përjetojmë së paku dhjetë javë të tjera të mungesës së vaksinave kundër koronavirusit. Besimi në këtë krizë mund të arrihet vetëm nëse qeveritë federale dhe shtetërore bashkëpunojnë”, shkroi në rrjetet sociale ministri Spahn.
Deklarata e tij vjen në kohën e një mosmarrëveshjeje që po vazhdon mes Bashkimit Evropian dhe kompanisë “AstraZeneca” rreth vonesës në shpërndarjen e vaksinave, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.
Spahn ka propozuar që të mbahet një samit për vaksina me qeveritë rajonale dhe qeverinë qendrore të Gjermanisë për të diskutuar rreth asaj se si të vazhdohet tutje dhe për t’u siguruar që Evropa ta merr pjesën e dozave që i takojnë.
Ai gjithashtu propozoi që në samit të ftohen përfaqësues të industrisë farmaceutike dhe prodhues të vaksinave në Gjermani për të treguar se sa i ndërlikuar është procesi i prodhimit.
“Prodhimi i vaksinave nuk mund të rregullohet për katër javë. Nëse mund të bëhet për disa muaj, kjo është shumë shpejt. Thjesht për shkak se cilësia duhet të jetë shumë e mirë për t’i mbrojtur qytetarët”, deklaroi ministri gjerman.
Ndryshe, sipas të dhënave më të reja të institutit për sëmundje ngjitëse, Gjermania të enjten regjistroi 17.553 raste të reja të koronavirusit dhe 941 viktima për 24 orë.
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...