Raketa “Falcon 9” u shkatërrua qëllimisht për të testuar sistemin e daljes emergjente që do t’u mundësojë astronautëve në mënyrë të sigurtë të dalin nga anija në një rast emergjent në kohën e nisjes
Kompania hapësinore amerikane “SpaceX” ka testuar me sukses sistemin e daljes emergjente në anijen e re kozmike të pasagjerëve, duke i hapur rrugë fluturimit të astronautëve në orbitë. Siç njofton “SpaceX”, kompania lançoi kabinën Crew Dragon nga qendra hapësinore “John F. Kennedy” në Cape Canaveral të Floridas, transmeton arbresh.info.
Raketa “Falcon 9”, ku u lançua kabina, u shkatërrua qëllimisht për të testuar sistemin e daljes emergjente që do t’u mundësojë astronautëve në mënyrë të sigurtë të dalin nga anija në një rast emergjent në kohën e nisjes.
Pas testimit të suksesshëm, kabina Crew Dragon ra në zonën e planifikuar në Oqeanin Atlantik.
“SpaceX” vitin e kaluar ka përfunduar me sukses shumë teste të rëndësishme për të filluar fluturimin e astronautëve dhe testi i fundit konsiderohej pengesa e fundit kryesore.
Kompania hapësinore amerikane ende nuk ka njoftuar se kur do të fillojë fluturimet me astronautët, por pritet të fillojë diku në gjysmë e parë të këtij viti, – transmeton arbresh.info/AA
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...