Kompania hapësinore me bazë në SHBA “SpaceX” ka lançuar 60 satelitë për qasje në internet, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në llogarinë e saj në Twitter, kompania SpaceX bëri të ditur se satelitët e quajtur Starlink u lançuan mbrëmë vonë dhe u vendosën në orbitën e ulët të Tokës.
Satelitët u lançuan me një raketë me dy faza, Falcon 9, nga kompleksi i kompanisë në Florida.
“Starlink është një rrjet satelitor i gjeneratës së ardhshme e aftë për të lidhur globin, veçanërisht duke arritur ata që ende nuk janë të lidhur, me shërbime të besueshme dhe të përballueshme në internet”, tha SpaceX.
Secili nga satelitët peshojnë nga 227 kilogramë. Ata posedojnë antena të shumta me performanca të larta dhe një tabelë të vetme diellore.
Në kuadër të projektit Starlink, kompania ka në plan të lançojë gjithsej 12 mijë satelitë në internet.
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...