Ekuipazhi i parë civil është vendosur të ngritët në orbitën e Tokës nga Launch Complex 39A në Qendrën Hapësinore Kennedy të NASA-s në Florida.
SpaceX i Elon Musk do të dërgojë katër persona në hapësirë të mërkurën në një mision tre ditor të quajtur Inspiration4, shkruan Space.com transmeton arbresh.info
Fluturimi i SpaceX do të udhëhiqet nga sipërmarrësi miliarder Jared Isaacman, themeluesi amerikan dhe shefi ekzekutiv i firmës së tregtisë elektronike Shift4 Payments.
Synimi kryesor i Isaacman është të rrisë ndërgjegjësimin dhe mbështetjen për një nga shkaqet e tij të preferuara, Spitalin Kërkimor të Fëmijëve St. Jude, një qendër kryesore e kancerit pediatrik.
Ai ka premtuar 100 milionë dollarë personalisht për institutin.
Anija kozmike do të sillet rreth globit një herë në 90 minuta me më shumë se 27,360 km/orë. Lartësia e synuar është 575 kilometra, përtej orbitave të Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar apo edhe teleskopit hapësinor Hubble. Pas tre ditësh orbitë rreth Tokës, anija kozmike do të zbresë në Oqeanin Atlantik në brigjet e Floridës.
Ekuipazhi ka pasur stërvitje komerciale të astronautëve që kanë zgjatur me muaj të tërë, përfshirë simulime misioni.
Ata gjithashtu u trajnuan për menaxhimin e stresit, si dhe në trajtimin e situatave emergjente. /arbresh.info/
https://www.space.com/spacex-starlink-satellites-1st-west-coast-launch?jwsource=cl
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...