Rusët do t’iu drejtohen kutive të votimit nga e premtja për zgjedhje parlamentare që mund të shërbejnë si mundësi për ta shprehur zemërimin e popullit rreth vështirësive ekonomike, shtypjes së kundërshtarëve të pushtetit dhe menaxhimit të pandemisë.
Megjithatë, partia në pushtet, “Rusia e Bashkuar”, e cila de facto kontrollohet nga presidenti Vladimir Putin, ka gjasë që ta gjejë rrugën për ta vazhduar mbajtjen e kontrollit të Dumës Shtetërore, shkruan The Guardian.
Përderisa është shfaqur i ashpër ndaj medieve të pavarura dhe opozitës, Kremlini po mundohet që të zgjidhë një problem të thjeshtë matematikor: si t’i rrisë shifrat e partisë në pushtet, e cila në anketa ka dalë gati më së keqi në historinë e saj.
Para zgjedhjeve, të cilat do të mbahen për tri ditë radhazi, është vërejtur rritje e përkrahjes për Partinë Komuniste. Aleatët e figurës kryesore opozitare, Alexei Navalny, kanë bërë thirrje që të votohen kryesisht kandidatët e Partisë Komuniste, e cila pritet të dalë e dyta, me qëllim që të dëmtohet në vota partia në pushtet.
Në javët e fundit, sipas anketave, Partia Komuniste do të marrë rreth 19 për qind të votave, kryesisht për shkak të mosrritjes së pagave nga qeveria dhe rritjes së çmimeve, në anën tjetër. Pavarësisht se ka sjellë disa figura të reja, Partia Komuniste në të kaluarën ka qenë e afërt me partinë në pushtet dhe ende e ka kryetarin e vjetër, Gennady Zyuganov, i cili më 1996 kishte garuar kundër Boris Yeltsin-it.
Sipas anketave, “Rusia e Bashkuar” do të marrë më pak se 30 për qind të votave. Figurat kryesore opozitare janë burgosur, diskualifikuar nga gara ose janë larguar nga vendi, duke krijuar kështu një mjedis më të lehtë për fitoren e partisë në pushtet./arbresh.info/
Djathi i mykur – Llojet dhe faktet interesante të produktit ...
E shau Liverpoolin në një video, supendohet me efekt të menj...
Margarina dhe ushqimi i shpejtë nxisin sjellje agresive dhe ...
Tre zakone që mund ta shkatërrojnë një martesë ose lidhje
Surprizohet Mevlani, merr lajmin se po bëhet baba për herë t...
Zhegrova dribluesi më i mirë këtë sezon, lë pas Yamalin e Vi...