Sot mbahet në Torino varrimi i vogëlushit shqiptar Aron, vdiq nga shpëthimi i një bombole gazi

17:08 | 31 Gusht 2021
Arditë Shkodra

Është zhvilluar sot në qytetin e Torinos, varrimi i vogëlushit 4 vjeçar shqiptar, Aron Tila, mbetur viktimë nga shpërthimi i një bombole gazi në pallatin ku banonte bashkë me familjarët e tij.

Gjatë shpërthimit u plagos lehtë nëna e tij Nertila Tila 34 vjec e disa banorë të tjerë të pallatit.

Familja shqiptare edhe pse e besimit mysliman zgjodhi të zhvilloj ceremoninë fetare të varrimit në ritin katolik.

Arqipeshkopi i Torinos Imzot Cesare Nasiglia i ka dërguar një mesazh special lutje, familjes së Aron, ku mes të tjerash thotë se “vdekja tragjike e Aron ka tronditur të gjithë. Sytë tanë janë me lot e së bashku ndajmë dhimbjen duke qënë më pranë e më vëllezër me njëri- tjetrin.”

Pak orë pas tragjedisë, babai i Aron, Genci Tila i bëri thirrje autoriteteve shqiptare për ta ndihmuar në sjelljen e trupit të Aron në Shqipëri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme