Tunizianit po votojnë të dielën për ta zgjedhur presidentin e ri të vendit në rundin e dytë të zgjedhjeve. Pas revolucionit të vitit 2011, votuesit i kanë refuzuar politikanët e vjetër dhe në rundin e dytë i dërguan dy figura të reja.
Shefi mediatik, Nabil Karoui, dhe kundërshtari i tij, profesori i pensionuar i drejtësisë, Kais Saied, arritën t’i mposhtin 24 rivalë të tjerë në rundin e parë, i cili u mbajt muajin e kaluar.
Popullsia e Tunizisë po përballet me papunësi të lartë, inflacion të madh, shërbime të dobëta publike dhe presion nga huadhënësit e huaj për ta zvogëluar deficitin.
Përkrahësit e shefit mediatik e shohin atë si figurë të suksesshme në aspektin profesional dhe e vlerësojnë si mbrojtës konservator e sekular të shtresës së varfër të vendit.
Në anën tjetër, mbështetësit e profesorit të pensionuar thonë se ai është modest dhe njeri me parime, i cili ka vullnet për t’i larguar nga skena politike figurat e vjetra dhe për të brë reforma në sistemin zgjedhor.
Një ekip ndërkombëtar për vëzhgimin e zgjedhjeve ka shprehur shqetësim për korrektësinë e tyre për shkak se njëri nga kandidatët, pronari i një televizioni, është mbajtur në paraburgim gjatë një pjese të konsiderueshme të fushatës, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...