Presidenti i tanishëm i Polonisë, Andrzej Duda, është duke luftuar për mandatin e dytë në këtë post gjatë zgjedhjeve presidenciale të së dielës. Ndonëse është njëri ndër kandidatët favoritë, nuk pritet që në këto zgjedhje të ketë fitues në rundin e parë, ku do të nevojiteshin më shumë se 50 për qind e votave.
Këto zgjedhje po vlerësohen edhe si test për liderët populistë të Evropës. Fundjavën e kaluar, presidenti serb, Aleksander Vuçiq, e forcoi pozitën e vet në pushtet përmes zgjedhjeve parlamentare që u bojkotuan nga opozita, shkruan “AP”, transmeton Gazeta Express.
Në zgjedhjet presidenciale të së dielës po marrin pjesë 11 kandidatë, në mesin e të cilëve nuk është asnjë grua. Në rast se asnjëri nga kandidatët nuk merr më shumë se 50 për qind të votave në rundin e parë, dy kandidatët më të votuar do të përballen në balotazh më 12 korrik.
“Polonia ka ndryshuar. Ajo ka ndryshuar për të mirë”, tha Duda gjatë një tubimi të premten, duke premtuar se do të vazhdojë të punojë për t’u siguruar që polakët t’i arrijnë standardet e jetesës si në Evropën Perëndimore.
Ai dhe partia që e përkah atë, “Ligj dhe Drejtësi”, janë në pushtet nga viti 2015. Pushteti në Poloni ka nxitur tensione me Bashkimin Evropian dhe protesta të përsëritura brenda vendit për shkak të ligjeve kundërthënëse që i japin partisë në pushtet kontroll ndaj gjykatave më të larta dhe organeve kyçe të sistemit të drejtësisë.
Bashkimi Evropian i ka dënuar këto ligje dhe i ka cilësuar si shkelje e standardeve të demokracisë. Grupi “Freedom House” me bazë në Shtetet e Bashkuara e ka zhvendosur Poloninë nga lista e vendeve me demokraci të konsoliduar në grupin e vendeve me demokraci pjesërisht të konsoliduar.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...