Argjentinasit po votojnë të dielën në zgjedhjet presidenciale. Temë kryesore e fushatës zgjedhore ishte ekonomia, ndërsa favorit për ta fituar garën është kandidati i qendrës së majtë, Alberto Fernandez, i cili pritet ta rrëzojë nga pushteti presidentin e tanishëm, Mauricio Macri.
Sipas rezultatit të sondazheve, pritet që kandidati Fernandez të shënojë fitore spektakolare. Disa thonë se ai do të prijë me 20 për qind më shumë vota se kandidatët e tjerë, që do të mjaftonte për t’i fituar zgjedhjet që në rundin e parë.
Kthimi i mundshëm në pushtet i “Peronistëve” vjen në kohën kur vendi po përballet me një periudhë të gjatë recesioni dhe rritje borxhi. Kjo gjendje ka shkaktuar frikë për dështimin e marrëveshjes me FMN-në për një hua prej 57 miliardë dollarësh.
Rënie ka shënuar edhe vlera e valutës kombëtare, pesos, e cila u dobësua për 5.8 për qind një javë para zgjedhjeve. Në fundjavë, një dollar amerikan u këmbye me 65 pesos.
Kushdo që i fiton këto zgjedhje duhet të arrijë një konsensus për nxjerrjen e vendit të përçarë nga kriza.
Qendrat e votimit janë hapur në orën tetë të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën tetëmbëdhjetë. Rezultatet e para pritet të publikohen rreth orës 21, shkruan “France24”, transmeton Gazeta Express.
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...