Sot i jepet verdikti trashëgimtarit të Samsungut

08:17 | 25 Gusht 2017
Arbresh.info

Një gjykatë në Seul do të vendosë nëse miliarderi i konglomeratit të Samsungut do të burgoset për korrupsion.

Lee Jae-yong përballet me akuzat e ryshfetit që kanë lidhje me skandalin që çuan në largimin e ish presidentes së Koresë Jugore, transmeton portali arbresh.info

Prokurorët janë duke kërkuar dënim 12 vite në burg. Ai ka mohuar të gjitha akuzat.

Ky rast ka rritur edhe më shumë zemërimin e publikut kundër kompanive më të mëdha të Koresë së Jugut, të njohura si chaebols./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme