Google ADS

Sot i jepet lamtumira e fundit Silvio Berlusconit

09:23 | 14 Qershor 2023
K.B

Mijëra vetë do t’i japin sot lamtumirën e fundit Silvio Berlusconit, në një ceremoni që do të mbahet në orën 15:00 në Katedralen e Milanos, në një funeral shtetëror.

Për 3 ditë me radhë, flamujt janë valëvitur në gjysmështizë në të gjitha ndërtesat publike dhe në ambasadat e saj jashtë vendit.

Trupi i Silvio Berlusconit, sipas vendimit të autoriteteve, nuk u vendos në pelegrinazh publik sepse sipas tyre, do të ishte e pamundur të kontrollohej në pak orë, pjesëmarrja e lartë e qytetarëve.

Silvio Berlusconi vdiq mëngjesin e të hënës në moshën 86-vjeçare.

Funerali i sotëm pritet të ndiqet nga miliona njerëz në mbarë botën e në të do të marrin pjesë zyrtarët më të lartë shtetërore italianë dhe europianë.

Ndërsa deri mëngjesin e sotëm, me mijëra kanë qenë qytetarët që kanë shprehur ngushëllimet e tyre pranë vilës së familjes duke vendosur foto e kurora me lule.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme