Në mbarë botën, e diela e dytë e muajit maj, festohet si Dita e Nënës, për të nderuar e respektuar kështu figurën e nënës.
Dita e Nënës, shënohet për të treguar vlerën e nënave dhe figurave amë nëmbarë botën.
Në fakt, edhe historia se si e diela e dytë e muajit maj, shënjon Ditën e Nënës, është mjaft interesante. Ka mbetur kështu pikërisht nga një grua.
Në kohët moderne amerikanja Anna Marie Jarvis (1864-1948) ishte ajo e vetme që kishte idenë e parë për të krijuar një ditë të veçantë për të nderuar nënën e saj. Kanë kaluar 103 vite që nga ajo ditë ku përpjekjet e saj në fund u realizuan më 9 maj, 1914, kur presidenti i atëhershëm amerikan Woodrow Wilson nënshkroi një dekret, ku Dita e Nënës u prezantua si një festë kombëtare në të dielën e dytë të majit. Që atëherë, shumë vende festojnë Ditën e Nënës Botërore në të dielën e dytë të majit. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...