Më shumë se 505 mijë raste të reja me koronavirus janë regjistruar në botë në 24 orët e fundit, e cila konsiderohet si dita me numrin më të madh të rasteve që nga fillimi i pandemisë.
Gjysma e tyre janë të infektuar rishtas, me 258.682 në Europë, 152,211 raste të reja u regjistruan në Amerikën Veriore dhe Jugore, dhe rreth 58,000 në Azinë Juglindore, transmeton portal arbresh.info
Rreth 44.9 milionë njerëz janë të infektuar me koronavirus në mbarë botën.
Mbi 33 mijë të shëruar nga koronavirusi në botë
Sipas të dhënave të OBSH-së të publikuara sot, numri i të vdekurve është rritur me më shumë se 7,000. Pothuajse 1.18 milion njerëz kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë.
Një nga vendet me numrin më të madh të infeksioneve është SHBA me 8.7 milionë njerëz, Indi 8 milion, Brazil 5.4 milion, e ndjekur nga Rusia, Franca dhe Spanja, Argjentina, Kolumbia me më shumë se një milion.
Statistikat e OBSH-së bazohen vetëm në të dhëna të konfirmuara zyrtarisht për numrin e të infektuarve dhe të vdekurve të publikuara nga vendet./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...