Dita Botërore e Miqësisë, është një ditë ku më së shumti duhet të falënderohet miqtë tanë që keni pran, të vlerësoni ata dhe të shprehni se sa me fat jeni që i keni.
Data 30 korrik u zgjodh si datë për të kremtuar këtë ditë nga OKB. Në 30 korrik të vitit 1958, u propozua Dita Botërore e Miqësisë.
Fillimisht kjo ditë u përdor për qëllime biznesi, për ato industri të prodhimit të kartolinave, me qëllim shitjen e tyre, por avancimi i shkencës, zhvillimi i teknologjisë që ka sjell një mbipopullim të rrjeteve sociale nuk lë më nevojën e përdorimit të kartolinave.
Pavarësisht se atëherë komercializmi nisi ta hidhte poshtë këtë ditë, duke e cilësuar si “mashtrim marketingu”, kartolinat apo lulet vazhdojnë të mbeten një traditë popullore./Arbresh.info/