Financieri George Soros ka akuzuar qeverinë hungareze për përdorimin e “imazheve antisemite” në fushatën e posterave kundër tij. Filantropisti është përgojuar në një fushatë që i kushton qeverisë së partisë “Fidesz” të krahut të djathtë një vlerë të përllogaritur në rreth 5.7 miliardë forints, apo 21 milionë dollarë.
Shumë hebrenj hungarezë i frikësohen fakti se ndjenjat e hapura apo të fshehura antisemite fshihen pas fushatës, gjë që qeveria hungareze e mohon. Kjo është hera e parë që 86-vjeçari Soros i bën jehonë kësaj frike.
Gjithsesi, ai falenderoi gjithashtu ata që e kthyen në misionin e tyre grisjen e këtyre posterave. Seria më e fundit e tyre, shumica e të cilëve kanë grafite antisemite të shkruara në to, tregonte Sorosin duke qeshur pas fjalëve “Mos e lejoni Sorosin të buzëqeshë për herë të fundit”.
Slogani i referohet pretendimit të qeverisë hungareze se, filantropisti po punon në shpërndarjen e një milion emigrantëve anembanë BE-së.
Në një deklaratë, Sorosi i lindur në Hungari tha se “është shqetësuar nga përdorimi aktual i imazheve antisemite nga regjimi hungarez, si pjesë e fushatës së saj të paramenduar të dezinformimit”. “Po ashtu jam inkurajuar nga fakti se, së bashku me qytetarë të panumërt, udhëheqësit e komunitetit hebraik hungarez kanë dalë hapur kundër kësaj fushate”.
Soros ka shpenzuar 12 miliardë dollarë, shumicën përmes fondacioneve për shoqëri të hapur, në nismat civile për të reduktuar varfërinë dhe rritur transparencën, si dhe për shkolla dhe universitete anembanë botës, veçanërisht në Europën Lindore dhe vende të ish-Bashkimit Sovjetik, që prej viteve ’80.
Kjo gjë e ka vendosur atë përballë kryeministrit hungarez, Viktor Orban, i cili i ka deklaruar luftë liberalizmit. Vetëm pak kohë më parë, universiteti i themeluar nga Soros në Hungari u sulmua nga deputetët e Parlamentit hungarez, të cilët votuan një projektligj që e detyronte atë të largohej nga Hungaria.
Ndërkohë, Guy Verhofstadt, shefi negociator për “Brexit” në Parlamentin Europian, si dhe udhëheqës i liberalëve në PE, shkroi në Facebook:
“Ksenofobia e regjimit hungarez dhe demonizimi i refugjatëve janë antieuropiane. Pretendimi se Soros po promovon skemën për të importuar një milion emigrantë ilegalë në Europë është thjesht fantazi e Viktor Orbanit. Errësira po bie mbi Hungari, por ne nuk duhet ta lejojmë të ndodhë”.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...