Sondazhi: Besimi i ukrainasve te Presidenti Zelenskyy ra në vitin 2024

16:13 | 7 Janar 2025
E.H

Rreth 52% e ukrainasve i besojnë presidentit Volodymyr Zelenskyy, një rënie prej 12 pikësh nga fillimi i vitit 2024, sipas një sondazhi të ri.

Sondazhi, i kryer nga data 2 deri në 17 dhjetor nga Instituti Ndërkombëtar i Sociologjisë në Kiev, vjen ndërsa pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia po i afrohet përvjetorit të tij të tretë.

Sondazhi tregon se Zelenskyy shihet më mirë në rajonet perëndimore (60%) dhe qendrore (52%) të vendit, dhe më pak në rajonet jugore (46%) dhe lindore (42%), të cilat janë prekur më shumë nga Lufta e Rusisë.

Rezultatet e sondazhit u bazuan në intervistat telefonike me 2,000 të anketuar që banonin në territoret e kontrolluara nga Ukraina.

Më herët, SKY News thotë se foli me Robert Clark, një bashkëpunëtor në institutin amerikan Yorktoën, i cili tha se ka zëra për një përçarje brenda qeverisë së Zelenskyy.

“Është përfolur gjerësisht gjatë dy muajve të fundit se situata e tij në Kiev është gjithnjë e më e brishtë,” tha Clark.

Publikisht, ai ka ende shumë mbështetje në mesin e popullatës ukrainase. Por ka zëra përreth, veçanërisht në qeverinë e tij, ka një ndarje, ka një përçarje.

Kjo luftë është zvarritur tani për tre vjet – tre vite të dhimbshme për Ukrainën”, tha ai, shkruan A2 CNN.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme