Shumica e qytetarëve gjermanë kanë një pikëpamje pozitive për mandatin e Angela Merkelit si kancelare, me 40% që kanë pranuar se i mungon, sipas një sondazhi.
Një e pesta e të anketuarve këmbënguli se qeverisja e Merkelit ishte një “kohë e keqe”, ndërsa një shumicë e konsiderueshme i vlerësoi pozitivisht 16 vitet.
Mbështetësit e partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) kanë mendimin më negative ndaj punës së ish-kancelares, por edhe mes tyre 47% pranuan se e vlerësuan atë “më tepër pozitivisht”.
Përveç kësaj, njerëzit nën 30 vjeç kanë më shumë gjasa të vlerësojnë pozitivisht kancelaren Merkel, përkatëisht rreth 83%.
Sa më të vjetër të jenë të anketuarit, aq më e ulët është përqindja e përgjigjeve pozitive, por edhe në grupmoshën mbi 60 vjeç është 69%.
Hendeku i brezave
Midis mbështetësve të partisë Bashkimi Kristian Demokrat, përqindja e atyre që i mungonin ishte 51%.
Të anketuarit menduan gjithashtu se Merkel i trajtoi krizat (kriza e borxhit të BE-së, kriza e migracionit, pandemia e koronavirusit) më mirë se pasardhësi i saj Olaf Soltz. Kjo përfshinte 55% të anketuarve.
Merkel ka qenë kancelare nga viti 2005 deri në vitin 2021. Ajo feston sot, më 17 korrik, 70-vjetorin e lindjes./abcnews/
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë