Kamala Harris vazhdon të fitojë forcë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, pasi sondazhet në nivel kombëtar tregojnë se ajo kryeson në garë me Donald Trumpin.
Së fundmi, FiveThirtyEight, faqja kryesore e analizave të sondazheve, e vendos kandidaten e demokratëve me 2.1 pikë mbi rivalin e saj republikan, shkruan The Guardian.
Harris kryeson në Michigan me 2 pikë, Pensilvani me 1.1 pikë dhe Wisconsin me 1.8 pikë.
Ndërsa Trump kryeson në Arizona me më pak se gjysmë pikë dhe në Gjeorgji me gjysmë pikë.
Zëvendëspresidentja amerikane, 59 vjeç, ka ndryshuar garën zgjedhore që nga mesi i korrikut, kur Joe Biden, 81 vjeç, më në fund ia vuri veshin thirrjeve nga partia e tij për të hequr dorë nga kandidatura për një tjetër mandat./abcnews/
Mbi 2 milionë e 100 mijë përdorues të telefonisë mobile në K...
Tërmeti me magnitudë 5.7 ballë godet Argjentinën
Sot festa e Krishtlindjes, imzot Dodaj: Të edukojmë brezat e...
OKB thirrje urgjente për ndihma në spitalet në veri të Gazës
Të dhënat e fundit, kjo është situata nëpër pikat kufitare
Një drerë në shtëpi, Gjesti e Leo i hipin përmbi