BBC ka publikuar përfundimet e një sondazhi të ri, i cili ka fokus demokracinë dhe zhvillimin ekonomik.
Sipas sondazhit ka rezultuar se lindja, konkretisht populli araba po humbte gjithnjë e më shumë besimin në demokraci. Ata shprehës se demokracia nuk ofron stabilitet ekonomik, dhe se në vend që ta mbështesë, demokracia e ka dobësuar ekonominë në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut.
Në sondazh morën pjesë rreth 23,000 njerëz nga nëntë vende të ndryshme, shkruan BBC.
Shumica prej të intervistuarve ranë dakord me deklaratën se në demokraci, ekonomia është më e dobët.
Gjetjet vijnë pak më shumë se një dekadë pasi të ashtuquajturat protesta të Pranverës Arabe bënë thirrje për ndryshime demokratike.
Më pak se dy vjet pas protestave, vetëm një nga ato vendet që protestuan, Tunizia mbajti demokracinë.
Megjithatë një draft i botuar javën e kaluar mund ta shtyjë vendin drejt autoritarizmit, nëse miratohet.
Michael Robbins, drejtor i Arab Barometer, një rrjet kërkimor me bazë në Universitetin Princeton, i cili ka punuar me universitete dhe organizata të sondazheve në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut për të kryer sondazhin midis fundit të vitit 2021 dhe pranverës 2022, thotë se ka pasur një ndryshim rajonal në pikëpamjet për demokracitë që nga sondazhi i fundit në 2018/19.
“Ka një kuptim në rritje se demokracia nuk është një formë e përsosur e qeverisjes dhe nuk do të rregullojë gjithçka,” thotë ai.
“Ajo që ne shohim në të gjithë rajonin është se njerëzit janë të uritur, njerëzit kanë nevojë për bukë, njerëzit janë të frustruar me sistemet që kanë.”
Në shumicën e vendeve të anketuara, më shumë se gjysma e të anketuarve, mesatarisht, pajtohen me pohimin se ekonomia është e dobët nën një sistem demokratik.
Në çdo vend të anketuar, më shumë se gjysma gjithashtu thonë se ose pajtohen plotësisht se janë më të shqetësuar për efektivitetin e politikave të qeverisë së tyre, sesa për llojin e qeverisë./arbresh.info/
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...