Shumica e më shumë se 1 milion ukrainasve që janë zhvendosur në Gjermani pas pushtimit rus ndihen të mirëpritur në vend dhe rreth 37% do të donin të qëndronin atje përgjithmonë ose për shumë vite, sipas një sondazhi të publikuar sot.
Në sondazh morën pjesë 11,225 refugjatë, dhe sipas të dhënave të përpiliuara 34% e refugjatëve planifikojnë të qëndrojnë atje deri në fund të luftës dhe 27% ende janë të pavendosur.
Rreth 2% thonë se planifikojnë të largohen brenda një viti. Gjermania ka pranuar më shumë ukrainas se çdo vend tjetër i Bashkimit Europian, përveç Polonisë, që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës.
Kancelari Olaf Solz u zotua se do të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa do të jetë e nevojshme. Shumica dërrmuese e refugjatëve të rritur ukrainas, rreth 80 përqind ishin gra, sipas sondazhit.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky urdhëroi rekrutimin masiv në fillim të luftës, duke i ndaluar burrat të largoheshin nga vendi. Sipas sondazhit, vetëm 4% e ukrainasve e dinë mirë gjermanishten, por gjysma ndjekin kurse të gjuhës gjermane.
Shumica e përshkruajnë gjendjen e tyre shëndetësore si të mirë. Megjithatë, ata janë dukshëm më pak të kënaqur me jetën e tyre sesa popullata gjermane, ndërsa fëmijët nga Ukraina janë në një gjendje më pak të mirë psiko-fizike se fëmijët e tjerë në Gjermani, sipas sondazhit.
17% e refugjatëve ukrainas ishin të punësuar gjatë periudhës së anketimit dhe 71% e refugjatëve të punësuar kishin një punë që kërkonte një certifikatë formimi profesional ose diplomë universitare.
Refugjatët ukrainas shprehën nevojën për më shumë mbështetje, veçanërisht në mësimin e gjuhës gjermane, gjetjen e një pune, akses në kujdes shëndetësor dhe të një vendi të sigurt për të qëndruar, sipas sondazhit.
Biden takon liderët e Koresë së Jugut dhe Japonisë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Duke kujtuar të kaluarën, men...
Abdixhiku në Podujevë: Bashkë me ju, ne do ta sjellim ndrysh...
Autoritetet zvicerane iu dalin “hak” huliganëve ...
Kosova dominon në Bukuresht, por nuk ka gola pas pjesës së p...
Kuvendi me sqarim për kontratën e re për pastrim dhe mirëmba...