Kina thotë se misioni i saj pa pilot në hënë që synon mbledhjen e mostrave të shkëmbinjve dhe pluhurit për t’u rikthyer më pas në Tokë, ka zbritur në sipërfaqen e hënës me sukses.
Sonda kozmike Chang’e-5 pritet të kalojë dy ditët e ardhshme duke hulumtuar dhe duke mbledhur materiale sipërfaqësore.
Qëllimi është që të paketohen rreth 2 kilogramë shkëmbinj hënorë që do të dërgohen në një mjet në orbitë dhe që më pas të mund të transportohen në Tokë.
Nëse misioni është i suksesshëm, kjo do të jetë hera e parë në katër dekada, që një vend merr mostra hënore, pas misioneve të SHBA-së dhe sovjetikëve në vitet 1960 dhe 1970.
I gjithë misioni pritet të zgjasë 23 ditë.
Qëllimi i tij është të ndihmojë shkencëtarët të mësojnë për origjinën e hënës, formimin dhe aktivitetin vullkanik dhe të çojnë përpara hulumtimin e hapësirës hënore.
Kina kreu dy ulje të mëparshme në hënë – më 2013 dhe 2019.
Programi hapësinor i drejtuar nga ushtria e vendit shpreson të ketë një stacion hapësinor me ekuipazh deri në 2022 dhe përfundimisht të dërgojë njerëz në Hënë./rel/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...