Google ADS

Somalia shpall gjendje të jashtëzakonshme për shkak të thatësirës vdekjeprurëse

17:33 | 23 Nëntor 2021
Përparim Bublaku

Kryeministri i Somalisë, Mohamed Hussein Roble, ka shpallur gjendje të jashtëazkonshme për shkak të thatësirës në këtë vend të Bririt të Afrikës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri Roble shpalli gjendjen e jashtëzakonshme pas takimit të jashtëzakonshëm të kabinetit të tij të mbajtur në kryeqytetin Mogadishu mbi situatën aktuale.

Në një video e shkurtër e publikuar nga kryeministri në rrjetet sociale thotë se vendi po përballet me një pozitë të vështirë dhe i bëri thirrje publikut, studiuesve fetar, biznesmenëve dhe komunitetit ndërkombëtar që të bashkohen dhe të ndihmojnë njerëzit në nevojë.

Sipas zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (UNOCHA), thatësira e madhe ka kapluar pjesën më të madhe të Somalisë pasi shirat sezonalë u harruan për herë të tretë që nga fundi i vitit 2020.

Rreth 3.5 milionë somalezë tashmë po përballen me pasiguri akute ushqimore dhe sipas OKB-së pa mbështetje urgjente situata duket se do të përkeqësohet më tej.

OKB-ja tha se Somalia është në vijën e parë të ndryshimeve klimatike dhe që nga viti 1990 ka përjetuar mbi 30 rreziqe të lidhura me klimën, përfshirë 12 thatësira dhe 19 përmbytje.

Situata aktualisht e përkeqësuar e thatësirës, theksoi OKB-ja, la rreth 2.6 milionë njerëz me zero qasje në ujë dhe ka dëbuar mbi 100 mijë njerëz nga shtëpitë e tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme