Mbrojtësi i njohur somalez për të drejtat e njeriut dhe paqe, Ilwan Elman është përzgjedhur në listën e ngushtë për Çmimin Nobel për Paqe, njoftoi Instituti i Kërkimeve të Paqes, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ai është themelues i Qendrës për Paqe dhe të Drejtat e Njeriut “Elman” në Somali, i cili merret me djemtë dhe vajzat e reja të cilët janë radikalizuar pas bashkimit me grupet e milicive të armatosura me qëllim të shpëtimit dhe rehabilitimit të tyre.
“Jam i nderuar për nominimin dhe përfshirjen në listën e ngushtë për Çmimin Nobel për Paqe”, shkroi Elman në faqen e tij zyrtare në Twitter.
Somalia është zhytur në konflikte dhe përleshje që nga viti 1990 që kanë shkaktuar zhvendosjen e miliona njerëzve dhe që kanë marrë jetët e qindra mijëra të tjerëve.
Grupi militant Al-Shabaab i lidhur me Al-Kaedën, i cili vepron në vend dhe kryen sulme terroriste, është i njohur për rekrutimin e djemve dhe vajzave të reja në radhët e saj.
Elman dhe dy të tjerë, aktivisti pro-demokratik nga Hong Kongu Nathan Law Kwun-chung dhe studenti libian Hajer Sharief, janë në mesin e kandidatëve kryesorë për Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2019.
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit