Google ADS

Solidariteti është në zemër të vlerave të BE

17:47 | 20 Prill 2020
Arbresh.info

Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka reaguar rreth ndihmave të Shqipërisë me 60 infermierë për Italinë.

Ky gjest është vlerësuar nga Soreca duke thënë se është një veprim i shkëlqyer solidariteti. Më tej Soreca thekson se pikërisht këto vlera janë në zemër të vetë unionit të Bashkimit Europian.

“Një tjetër gjest i shkëlqyer solidariteti nga Shqipëria. Sot 60 infermierë shqiptarë fluturuan në Itali për të dhënë kontributin e tyre në luftën kundër COVID-19. Solidariteti është në zemër të vlerave të BE. Faleminderit shumë Shqipëri”, shkruan Soreca.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme