Ish-agjenti i Agjencisë Amerikane të Sigurisë Kombëtare (NSA), Edward Snowden, të martën deklaroi se dëshiron të kthehet në SHBA nëse i garantohet gjykim i drejtë, raporton Anadolu Agency (AA).
“Unë dua të kthehem në SHBA, ky është qëllimi im përfundimtar”, tha ish-agjenti i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare për CBS. “Nëse do të kaloj pjesën tjetër të jetës time në burg, kërkesa ime e vetme është që gjykimi të jetë i drejtë, por qeveria amerikane nuk e garanton atë sepse nuk do të më lejojë të përfitoj nga mbrojtja e interesit publik”, tha ai.
Libri i tij, Procesi i Përhershëm, do të botohet të martën.
Snowden, i cili zbuloi mijëra dokumente që përshkruan një program mbikëqyrjeje afatgjatë nga qeveria amerikane, mori azil në Rusi në 2013 pasi u akuzua për spiunazh.
Leja e tij e qëndrimit në Rusi u vazhdua deri në vitin 2020.
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...