Edward Snowden, që jeton në Rusi që nga rrjedhja e një dokumenti të klasifikuar që tregon fushën e mbikëqyrjes së qeverisë amerikane pas 11/11, dëshiron të kërkojë azil në Francë.
Duke kujtuar se ai kishte bërë kërkesë për azil francez në 2013 nën ish-presidentin Francois Hollande, Snoëden, kujtimet e të cilit “Permanent Record” botohen të martën e ardhshme, për radio France ai tha se do të dëshironte që Presidenti Emmanuel Macron ‘t’ia plotësojë dëshirën’, transmeton portali arbresh.info
“Gjëja më e trishtë e kësaj historie është se unë jam personi i vetëm amerikan që nuk e kam shansin të dëgjohem në Europë, por dëgjohem në Rusi”, tha ai.
Deri më tani, më shumë se një duzinë vendesh kanë refuzuar kërkesat për të marrë 36-vjeçarin, duke e bërë atë të vërë në dyshim arsyetimin e tyre dhe “sistemin në të cilin jetojmë”.
Kujtimet e Snoëden do të botohen në rreth 20 vende.
Snoëden dikur ka punuar për CIA përveç Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, por ka jetuar në Rusi që prej bërjes publikë të dokumentave sekrete./arbresh.info/
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...