Një snajper i SAS ka vrarë një luftëtar të “nivelit të lartë” të ISIS me një të shtënë që vlerësohet ‘një në një milion’ nga një largësi prej rreth 1500 metrash.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një snajperist i cili ka vrarë terroristin me një “goditje të kokës” afër kufirit sirian, pasi i është dhënë një dritare “në dispozicion” për vetëm 15 sekonda.
Siç raportojnë mediat britanike, ai është një rreshter me S-Squadron SAS dhe një veteran i operacioneve si në Irak dhe Afganistan, ku ai thuhet se ka regjistruar deri në 100 vrasje.
Besohet se ai ka përdorur një pushkë snajperësh McMillan TAC-50 të prodhuar nga SHBA, ndërsa ai kishte në shënjestër fanatikun që po vinte në një shtëpi të sigurt në një fshat afër kufirit sirian.
Snajperisti që vjen nga forcat elitare britanike thuhet se ka qenë pjesë e një lufte kundër terrorizmit në Irak dhe Siri, që mendohet të ketë qenë në veprim që nga fillimi i vitit.
Ai kishte 15 sekonda për të marrë në shënjestër ekstremistin që po dilte nga një makinë.
Burimet kanë thënë se ekstremisti u vra menjëherë pasi u qëllua në pjesën e pasme të kokës. /Telegrafi/
Manchester City mposhtet nga Aston Villa
Deri në 1 orë e gjysmë pritjet për të hyrë në Kosovë nga Jar...
Abdixhiku thirrje mërgimtarëve për regjistrim për të votuar
Scholz: Akt i tmerrshëm i çmendur që të godet në zemër
Ferizaj triumfon ndaj Gjilanit, Prishtina dhe Malisheva ndaj...
Hapet konkursi i ri për specializime, 268 vende në 37 lëmi s...