I akuzuari për krime lufte nga Bosnja, Slobodan Praljak, ka pirë helm canid në Gjykatën e Hagës.
Kjo është konfirmuar nga prokurorët holandez që kanë kryer autopsinë preliminare, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info
Sipas prokurorëve kjo ka dërguar në mosfunksion të zemrës, duke shkaktuar më pas edhe vdekjen. Autoritetet holandeze pas rastit kanë hapur një hetim në lidhje me futjen e helmit brenda Gjykatës.
72 vjeçari Praljak ka ndërruar jetë në spital ditën e mërkurë, pak orë pasi konsumoi helmin gjatë seancës gjyqësore.
Përderisa konfirmohej dënimi me 20 vite burg për krime ndaj civilëve në Mostar në Bosnje dhe Hercegovinë, veprimi i tij ka shtangur mbarë botën./arbresh.info/
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës