Google ADS

Slobodan Praljak piu cianid në Gjykatën e Hagës

00:46 | 2 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

I akuzuari për krime lufte nga Bosnja, Slobodan Praljak, ka pirë helm canid në Gjykatën e Hagës.

Kjo është konfirmuar nga prokurorët holandez që kanë kryer autopsinë preliminare, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info

Sipas prokurorëve kjo ka dërguar në mosfunksion të zemrës, duke shkaktuar më  pas edhe vdekjen. Autoritetet holandeze pas rastit kanë hapur një hetim në lidhje me futjen e helmit brenda Gjykatës.

72 vjeçari Praljak ka ndërruar jetë në spital ditën e mërkurë, pak orë pasi konsumoi helmin gjatë seancës gjyqësore.

Përderisa konfirmohej dënimi me 20 vite burg për krime ndaj civilëve në Mostar në Bosnje dhe Hercegovinë, veprimi i tij ka shtangur mbarë botën./arbresh.info/

Të ngjashme