Sllovenia ka filluar instalimin e një gardhi shtesë përgjatë kufirit me Kroacinë, në një sektor ku janë raportuar këtë vit numri i rritur i hyrjeve të paligjshme, përgjatë lumit Kupa, njoftuan të enjten mediat sllovene.
Sipas POP-TV, ndërtimi i një gardhi të ri katër kilometër të gjatë në shtrirjen midis fshatrave Zunic dhe Zilje, pritet të përfundojë javëve të ardhshme. Pas kësaj, kufiri në Kupa midis Vinicës dhe Zunic, ku ka pasur shumë vendkalime të paligjshme sivjet, do të mbrohet praktikisht plotësisht.
Në këtë drejtim, Ministria e Brendshme ka treguar që pengesat teknike shtesë në kufi po vendosen në vendet ku është e nevojshme të ndalohet migrimi i paligjshëm, raporton Hina.
“Vendosja e pengesave në kushte konkrete merret në bazë të vlerësimeve dhe propozimeve konkrete policore,” tha Ministria e Brendshme e Sllovenisë në një deklaratë.
Sllovenia ka vendosur pengesa teknike për të ndaluar valën e migrantëve në mes të krizës së madhe të migracionit 2015-2016. Qeveria njoftoi këtë verë se do të ngrejë një shtesë prej 40 kilometrash rrethimi, në rrugët më të rrezikshme dhe të paligjshme të migracionit.
Aktualisht, ekzistojnë 179 kilometra “pengesa teknike të përkohshme” në kufirin midis Sllovenisë dhe Kroacisë, nga të cilat 116 kilometra janë tela gjemborë dhe 63 kilometra me gardhe panelesh.
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...