Sllovenia konfirmoi rastin e saj të parë të coronavirusit, tha Ministria e Shëndetësisë në faqen e saj të internetit vonë të mërkurën.
Siç shkruan Reuters, përcjell Telegrafi, pacienti kishte udhëtuar për në Slloveni nga Maroku përmes Italisë fqinje dhe tani ishte në një spital të Lubljanës, raportoi agjencia kombëtare e lajmeve STA.
Ndryshe, siç thuhet më tej, Sllovenia ka kryer rreth 352 teste, tek personat e dyshuar me coronavirus.
Ndërkohë, po sipas të njëjtit medium, edhe Hungaria ka konfirmuar dy raste të reja të coronavirusit – të dy studentë iranianë në Hungari.
Kryeministri Viktor Orban tha në faqen e tij në Facebook: “Ne kemi një rast të parë të infektuar, ose më saktë dy menjëherë, të cilët duhet të shtronim në spital”.
Ndryshe, Irani është një nga vendet më të goditura nga koronavirusi jashtë Kinës, ku shpërthimi ka origjinën në fund të vitit të kaluar.
Epidemia u përhap më tej në të gjithë botën të mërkurën, me raste të konfirmuara që i afrohen numrit 100,000 globalisht.
Si pasojë, Italia ka përmendur mundësinë për mbylljen e mundshme të të gjitha shkollave, qendrave kulturore dhe shumicës së ngjarjeve publike.
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës