Protestuesit të zemëruar me masat e reja kundër koronavirusit janë përleshur me politinë gjatë protestës në Ljubljanë.
Ata u mblodhën në disa vende në Ljubljanë, duke kundërshtuar një ndalim të lëvizjeve i cili u shtri nga qeveria për të frenuar përhapjen e Covid-19, transmeton portal arbresh.info
Protestuesit kanë hedhur mjete të ndryshme të rrezikshme drejt policisë, dhe gjithashtu kanë shkaktuar dëme edhe në disa ndërtesa.
Policia u përpoq të vinte trazirat nën kontroll, duke përdorur një top uji për herë të parë që nga viti 2012, kur demonstruesit e zemëruar u përpoqën të sulmonin parlamentin, kur kërkon rrëzimin e qeverisë për shkak të aferave korruptive.
Kryeministri Janez Jansa shprehu mbështetje për policinë në mediat sociale, duke thënë që protestat paqësore kur nuk ka pandemi është një e drejtë kushtetuese por trazirat dhe dhuna fizike kundër policisë janë akte kriminale.
Qeveria sllovene ka marrë vendim që të ndalojë lëvizjen midis komunave dhe tubimeve publike me më shumë se gjashtë persona.
Nxënësit e shkollës fillore nuk do të kthehen në klasa pas një pushimi dy-javor që supozohej të mbaronte të hënën, por në vend të kësaj do të kalojnë në mësimin në distancë, e cila është e vlefshme për nxënësit e shkollës së mesme për një javë.
Qeveria ka vendosur të lejojë rihapjen e disa bizneseve duke përfshirë dyqane të specializuara që shesin sende për fëmijë, dyqane të mallrave teknike dhe dyqane mobiljesh, megjithatë edhe për ata janë përcaktuar disa masa të reja./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...