Google ADS

Slloveni: Orteku u merr jetën tre alpinistëve

09:39 | 14 Shkurt 2021
Trina Galanxhi

Tre alpinistë kanë gjetur vdekjen nga dy ortekë të veçantë në Alpet Kamnik-Savinja në Slloveni, kanë thënë autoritetet lokale.

Orteku i parë kapi katër alpinistë në zonën e malit Storzic gjatë ditës së shtunë, duke vrarë dy persona dhe duke lënë të ngujuar dy të tjerë, transmeton portali arbresh.info

Tri orë më vonë, gjatë operacionit të shpëtimit për ortekun e parë, një i dytë goditi, duke vrarë një alpinist tjetër. Një alpinist u plagos gjithashtu rëndë.

Ndërkohë, tek ekipet e shpëtimit një tjetër person është plagosur.

Alpet Kamnik-Savinja janë rreth 50 km (30 milje) në veri të kryeqytetit slloven Ljubljana.

Sipas policisë, alpinistët ishin të vetmit në zonë pasi ishte lëshuar një alarm i ortekut, duke paralajmëruar njerëzit të mos ngjiteshin në mot jashtëzakonisht të ftohtë dhe me erë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme