Sllovakia i ka thënë Rusisë se duhet të tërheqë 35 anëtarë të stafit të Ambasadës ruse në Bratislavë.
“Ky hap është përgjigje e nevojshme ndaj aktiviteteve të stafit të Ambasadës ruse, që nuk janë në përputhje me Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike, interesat e Republikës së Sllovakisë dhe përpjekjeve për të krijuar partneritet me Federatën Ruse”, ka thënë Ministria e Jashtme sllovake përmes një deklarate më 30 mars.
“Në këtë kontekst, na vjen keq që edhe pas dëbimeve të diplomatëve rusë në dy vjetët e fundit, misioni diplomatik rus nuk ka treguar interes për veprimtari korrekte në territorin tonë”, është thënë në deklaratë.
Sllovakia nuk ka dhënë hollësi për aktivitetet që i konsideron të papranueshme, dhe nuk ka ofruar afat kohor se kur duhet të largohen diplomatët.
Më 14 mars, Bratislava ka dëbuar tre anëtarë të stafit të Ambasadës ruse, duke cituar informacion nga shërbimet sekrete të Sllovakisë.
Duke bërë të ditura ato dëbime, Ministria e Jashtme sllovake i ka bërë thirrje “fuqishëm” Ambasadës ruse që të “kryejë aktivitetet e saj në përputhje me Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike”.
Më 29 mars, katër shtete evropiane – Holanda, Belgjika, Irlanda dhe Republika Çeke – kanë njoftuar më 29 mars për dëbime masive të diplomatëve rusë, nën dyshimet për spiunim./REL/
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës