Sllovakia do të kufizojë lirinë e lëvizjes si pjesë e një bllokimi dyjavor në një përpjekje për ta frenuar rritjen e shpejtë të rasteve me COVID-19, ka thënë qeveria.
Sllovakët do të lejohen që të lëvizin për të shkuar në punë, shkollë, për të bërë blerjet esenciale apo për vizita mjekësore.
Situata do të rivlerësohet pas dhjetë ditësh, edhe pse çfarëdo lehtësimi i kufizimeve do të vlejë vetëm për personat e vaksinuar plotësisht.
Vendimi për të kthyer bllokimin vjen pasi qeveria më herët gjatë javës kishte vendosur kufizime të reja dhe shumë më të ashpra për personat e pavaksinuar në një përpjekje për të nxitur vaksinimin.
Sllovakia ka shkallën e tretë më të ulët të vaksinimit në Bashkimin Europian. Më pak se 50 % e popullsisë prej 5.5 milionë banorësh është vaksinuar, derisa shumica e të hospitalizuarve janë të pavaksinuar.
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës